Njesia e
Zhvillimit te Marketingut ndihmon
fermat bio te promovojne, tregetojne, te
zhvillojne e te rrisin vleren e produktet
e tyre si ne tregun vendas ashtu edhe ne
tregun e jashtem, eksport. Per kete qellim,
kjo njesi siguron kanalet e shperndarjes,
lehteson fermeret ne arritjen e tregut bio,
edukon konsumatoret me vlerat shendetsore
dhe ekologjike te produkteve bio, permirson
performancen e produkteve bio ne treg duke
i kushtuar vemendje disa elementeve te rendesishem
si paketim, etiketimin, si dhe duke shtuar
llojshmerine.
Njesia e marketingut perpiqet qe te krijoje
struktura private qe do ta kthejne ne biznes
fitimprureres veprimtarine e tyre. Njesia
e marketingut funksion ne baze te nje strategjie
paraprake, objektivi i te ciles eshte rritja
e mirqenies dhe permiresimi i situates se
fermereve shqiptare nepermjet aplikimit
te bujqesise biologjike.
Gjenerimi dhe rritja e nivelit te kerkeses
per produktet bio ne tregun vendas dhe promovimi
i produkteve bio shqiptare ne tregjet e
huaja eshte sfida me e madhe per njesine
e marketingut.
Teknikat
per rritjen dhe forcimin e imazhit
Njesia e Zhvillimit te Marketingut
duke bashkepunuar ngushtesisht me partneret
e projektit SASA, po punon per krijimin
e nje marke te vecante
qe do te diferencoje produktet organike
ne treg. Njekohesisht grupi i punes i ngritur
per kete qellim po punon per hartimin e
standartit privat bio te
shoqates se bujqesise organike, Bioadria,
ku fermeret qe permbushin kerkesat e standartit
mund te perdorin marken bio
ne produktet e paketimet e ndryshme te tyre.
Paketimi
Nje tjeter ceshtje e rendesishme eshte paketimi
i produkteve ne pikat e shitjes. Eshte e
rendesishme qe te gjithe ne po perpiqemi
te diferencojme produktet Bio nga ato konvencionale,
por mbetet e rendesishme te pozicionohet
produkti ne mendjet e konsumatoreve. Per
kete qellim duhet te punojme per te permiresuar
paketimin e produkteve dhe kontaktin e pare
qe ato kane me konsumatorin ne pikat e shitjes.
Njesia e marketingut do te perdore teknika
dhe strategji te ndryshme per te informuar
dhe rritur interesin konsumator
per produktet BIO dhe oportunitetet e aplikimit
te bujqesise organike ne Shqiperi.
Shperndarja
gjeresisht e markes Bio
Njesia e Zhvillimit te Marketingut punon
ne menyre shume bashkepunuese me shitesit
me shumice dhe pakice per te impementuar
si ne termat afatshkurter, afatmesem dhe
aftatgjate planin per llojet e produkteve
te tyre bujqesore te tregetimit me qellim
qe ti konvertojme ato plotesisht ose pjeserisht,
ne organike. Stafi yne i Marketingut dhe
me ndihmen e eksperteve te jashtem gezon
nje nivel te kenaqshem me ekspertizen ne
fushat si bujqesia organike, manaxhimi i
zinxhirit te furnitoreve dhe shperndarjes,
zhvillimi i produktit, marketingu dhe raportimi.
Zhvillimi
ne fermat organike
Ne bashkepunojme dhe mbeshtesim fermeret
aktual organik si dhe prodhuesit e rinj,
per te siguruar kontrata dhe tregje per
produktet organike si dhe per te planifikuar
me tej pridhimin dhe shtrirjen e gjere te
tij sipas orientimit nga tregu dhe kerkesa
konsumatore. Nje fokus i ri ne punen tone
te perditshme eshte rritja e vizibilitetit
te fermereve ne nivelin rajonal dhe nderkombetar.
Zhvillimi
i mjeteve te tjera Marketing
Ne mbeshtesim bizneset ne zhvillimin dhe
implementimin e programeve te produkteve
organike nepermjet ofrimit te informacionit,
perdorimit te mjeteve te ndryshme te marketingut
dhe konsultimit. Mjetet tona te marketingut
perfshijne mbeshtetje per permiresim te
elementeve marketing te fermave individuale
organike, aktivitetet promovuese, publikimet
e ndryshme, informacionit ne internet, direktori
burimesh informacioni, konferenca, trajnime
etj. Ne mbeshtesim vendosjen e mardhenieve
dhe lidhjeve me aktivitet te ngjashme si
me lart dhe ne termat rajonal dhe nderkombetar.
Pamje nga aktivitetet e marketingut |