ANTARESIA
Fermeret e shoqates
BIOADRIA karakterizohen nga dashuria dhe
perkushtimi per bujqesine bio si dhe nga
eksperienca e gjate qe zoterojne ne kete
fushe. Anetaret e shoqates Bioadria jane
te gjithe ata fermere qe perfitojne nga
sherbimet e shoqates si ne fushen e prodhimit
te produkteve bujqesore bio ashtu dhe ne
marketingun e tyre. Shoqata Bioadria eshte
e hapur dhe mirepret te gjithe ata fermere
te cilet duan dhe kane mundesi te praktikojne
bujqesine organike.
Cfare fiton nje fermer
duke qene anetar i shoqates BioAdria ?
- Fiton keshillimin
teknik per te prodhuar produkte bio.
- Siguron nje pjese
te inputeve te cilat ose nuk ndodhen ne
treg ose ato jane te reja dhe fermeret
nuk kane pervoje e besim ne perdorimin
e tyre.
- Fiton trajnimet
dhe botimet qe e mesojne ate si te praktikoje
bujqesine bio.
- Fiton nje segment
te ri te klienteve te cilet me pare ai
nuk i kishte.
- Fiton nga promovimet
qe i behen produkteve bio duke ndihmuar
ne shtimin e volumit te shitjes se tyre.
- Fiton nga lehtesirat
qe i krijohen ne marketingun e produkteve
bio si ne tregun e vendit, ashtu edhe
per eksport.
- Fiton ushqimin
e shendetshem per familjen e tij dhe mbetet
i respektuar edhe nga shoqeria duke ruajtur
te paster edhe mjedisin nga mbetjet e
demshme qe vijne ne rastin kur praktikohet
bujqesia konvencionale.
Nga testimet ne fushe |