Produktet e standartit Garancia Shqiptare prodhohen vetem ne fermat te cilat aplikojne me perpikmeri kete standart dhe inspektohen e certifikohen sipas tij.
Djathe Karaburuni
Ne zonen e Karaburunit, rrethi Vlore, gjendet nje punishte e vogel per perpunimin e djathit te dhise dhe te deles nga raca autoktone te zones. Z.Meno Dervishaliu, prodhuesi i ketyre produkteve te bulmetit sot arrin nje prodhim vjetor per rreth 350 kv.
Jufkat Dibrane
Nje grup i perbere nga 6 gra nga zona e Dibres, prej disa vitesh kane filluar te ofrojne ne treg gatimin tradicional te zones, jufkat, te pergatitura me dashuri dhe ne baze te nje recete te vjeter te trasheguar nga gjyshet. Produktet e fresketa te mara nga fshati: qumeshti, vezet dhe mielli i japin nje shije te vecante ketyre makaronave te pergatitura ne menyre artizanale.
Djathe dhie nga Bjeshket e Runjes, Peshkopi
Djathi i dhise i prodhuar ne fshatin Muhurr te Dibres nga rraca autoktone e dhise se Bulashit perfaqeson nje nga produktet me tipike te zones se Veriut. Baxhieri, Z. Selman Voka bashkepunon me rreth 15 barinj te zones per grumbullimin e qumeshtit, duke kontribuar keshtu dhe ne mbareshtimin dhe ruajtjen e rraces autoktone te dhise se Bulashit.
Produktet AgroPuka
Shoqata AgroPuka eshte nje nga shoqatat prodhuese me te mire - organizuara te cilat kane pushtuar tregun me produktet karakteristike te zones se Pukes. Grate anetare te shoqates, te cilat kujdesen per perpunimin e produkteve i kushtojne nje kujdes te vecante perzgjedhjes se frutave dhe perimeve qe jane te prodhuara ne zone dhe procesit te perpunimit te produkteve, ne menyre qe te arrijne gjithnje nje kenaqesi te larte konsumatore dhe te kenaqin pritshmerite e tyre. Perfshirja ne skemen e standartit Garancia Shqiptare i ka shtuar vlere ketyre produkteve vecanerisht ne permiresimin e imazhit te produktit.
Per me shume mbi produktet dhe fermat prodhuese klikoni ne:
|
|


