logo

GARANCIA SHQIPTARE.
Standarti i duhur per cilesine e produkteve tuaja!

Rreth Nesh

 

GARANCIA SHQIPTARE

Garancia Shqiptare është një standart cilësie i zotëruar nga Shoqata Shqiptare e Marketingut, pjesë e të cilës është një grup ekspertësh në disiplina të ndryshme marketing si dhe Klubi i Anetarëve të inisiativës Garancia Shqiptare i përbërë nga aktorë të ndryshëm si prodhues, përpunues, distributor, tregëtarë etj të cilët i janë dedikuar prodhimit dhe tregëtimit të produkteve cilësore shqiptare duke ruajtur traditën tonë!
Kjo inisiativë është mbështetur nën kuadrin e projektit të qeverisë zviceriane, për zhvillimin e agrobiznesit të qëndrueshëm në Shqipëri SASA, financuar nga Zyra Bashkëpunimit Zvicerian në Shqipëri SDC.

Shoqata Shqiptare e Marketingut është një forum i ri profesionistësh të dedikuar dhe specializuar në disiplina, kanale, teknologji marketingu dhe aktivitete të tjera në lidhje me tregun.

Qëllimi i Shoqatës Shqiptare të Marketingut është të krijojë mundësi për të mësuar dhe për tu lidhur, për të promovuar standardet e përsosmërisë dhe praktikave më të mira, marketingut të përgjegjshëm, karrierës dhe suksesit të biznesit. Ne gjithashtu synojmë të rrisim besimin e konsumatorit në industrinë e marketingut, duke ndërmarrë një rol udhëheqës në përgjigje të shqetësimeve të konsumatorëve.

Në përputhje me misionin tonë, ne përqendrohemi në ndërtimin e vlerave të anëtareve nëpërmjet burimeve, arsimit, rrjeteve lidhëse dhe komunitetit. Ne inkurajojmë shkëmbimin e ideve, informacionit, dhe praktikave më të mira duke paraqitur raste studimore në marketing dhe risitë më të fundit të liderave të industrisë.

Duke qenë pjesë e një mjedisi të shumëanshëm, me shumë mundësi dhe sfida që shfaqen para nesh për vitet në vijim, ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se nëse mësojmë nga njëri-tjetri dhe bashkojmë përpjekjet tona, ne do të jemi një hap më pranë suksesit.

Ne ofrojmë një larmi të pasur produktesh dhe aktivitetesh për të gjithë anëtarët e komunitetit të marketingut, duke u përpjekur të jemi zgjedhja e tyre në këtë industri. Së bashku me ta ne ndihmojmë njëri-tjetrin në:

  • Kuptimin e tregjeve
  • Zhvillimin e strategjive dhe planeve marketing
  • Zhvillimin dhe manaxhimin e markave dhe reputacionit
  • Përzgjedhjen dhe manaxhimin e kanaleve për tregun
  • Monitorimin dhe vlerësimin e efektivitetit marketing
  • Kërkime, studime fizibiliteti, etj
  • Mbledhjen, ruajtjen dhe shfrytëzimin e të dhënave në mënyrë efektive
  • Sigurimin e pajtueshmërisë me rregullat dhe ligjet
  • Manaxhimin e përfitueshmërisë së vazhdueshme tregtare të produkteve dhe shërbimeve
  • Projektime, organizime të aktiviteteve, sponsorizime dhe aktivitete të mardhënieve me publikun
  • Hartimin e materialeve promocionale dhe implementimin e tyre
  • Pranime/vërtetime të standarteve të tregjeve

Stafi profesional i Shoqatës Shqiptare të Marketingut ka profil të mirëarsimuar, i dedikuar tek marketingu si një disiplinë dhe një karrierë. Anëtarët e stafit tonë pasqyrojnë një shumëllojshmëri në formim, arsim, dhe eksperiencat që ata sjellin për të zgjidhur sfidat e tyre të përditshme. Ndërmjet anëtarëve tanë dallojmë akademikë, lektorëve në universitete vendase dhe ndërkombëtare, drejtues nga sektori privat dhe publik, profesionistë të rinj të diplomuar në universitete vendase dhe në vendet perëndimore. Përvoja dhe ekspertiza e stafit tonë ndihmon organizatat jo-fitimprurëse, institucionet, sipërmarrjet, korporatat dhe studiuesit për detyrat dhe planet e tyre të marketingut.

Jeni ju ata që dini se nevojat tuaja dhe ne e pranojmë se nevojat tuaja janë të dallueshme nga ato të të tjerëve. Prandaj ne ju japim juve akses në të dhëna, njerëz dhe programe, duke ju dhënë zgjidhje të përshtatshme individuale për të përfunduar kërkimin tuaj në një mënyrë pozitive dhe me kosto efektive.

Të gjitha këto shërbime nën një emër, Shoqata Shqiptare e Marketingut!

 

aam

 

 

 

 












 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Mbështetur nga:

sdc