Çfarë është Garancia Shqiptare?
Një gamë e gjerë produktesh të prodhuar dhe prezantuar në treg, mbajnë ose promovohen si ‘produkte me prejardhje nga Shqipëria’. Megjithatë, konsumatorët po e kuptojnë gjithnjë e më tepër se promovimi i një produkti si produkt nga Shqipëria, nuk do të thotë se ai produkt është në të vërtetë i prodhuar dhe përpunuar në territorin e Shqipërisë.
kliko për më shumë...
Për të përmbushur këto pritshmëri të konsumatorit, kemi ndërtuar: GARANCIA SHQIPTARE.
Garancia Shqiptare është një sistem etiketimi i cili i siguron konsumatorët mbi origjinën dhe karakteristikat e produkteve ushqimore, nëpërmjet zbatimit të kërkesave të rregullores në nivelin e prodhimit, përpunimit si dhe kontrolleve strikte të realizuara në të gjitha fazat e prodhimit, përpunimit dhe tregtimit.
Produktet e çertifikuara si GARANCIA SHQIPTARE do të identifikohen në treg nëpërmjet këtyre logove (shenjave):![]()
![]() |
![]() |
Këto shenja identifikojnë jo vetëm produktet cilësore, por edhe karakteristikat e veçanta të natyrës, tokës, klimës dhe traditës sonë.
Na kontaktoni!
Address: Blv. Zogu I, P. Kischberger, Tirane, Albania.
Telephone: +355 4 24 15 890
FAX: +355 4 24 15 890
E-mail: info@garanciashqiptare.org
Konsumatorë, kërkoni logot tona në rafte!
Sigurohuni që produktet janë vërtet të prodhuara në Shqipëri!
“GARANCIA SHQIPTARE është ndërtuar me qëllimin e shquarjes së produkteve të prodhura dhe përpunuara në Shqipëri, respektimit të kërkesave të cilat udhëheqin konsumatorin në zgjedhjen e produkteve ushqimore gjatë blerjes. ”





